Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një vjedhës në Shuto Orizare

Shkup, 10 janar – Më datën 09.01.2022 në rajonin e Shuto Orizarës nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup nga liria është privuar 17-të vjeçari i mitur nga Koçana pas denoncimit paraprak se ka kryer vjedhje të rëndë në Shkup. Në Njësinë Policore Shuto Orizarë në prezencë të inspektorëve të delikuencës për të mitur dhe të ekipit profesional të IPQNÇS dhe të avokatit, është realizuar bisedë me të miturin i cili në tërësi e ka sqaruar mënyrën se si e ka kryer veprën penale.

 

Për rastin është informuar edhe Prokurori Publik për të mitur, prej ku është marrë informimi se personi i mitur më herët ka pasur aktgjykim të plotfuqishëm dhe se duhet të shoqërohet në IPP Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Related posts

Sulmoi konduktorin e autobusit, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

D V

Arrestohet gjatë operacionit antidrogë efektivi i RENEA-s. Në pranga dhe 4 të tjerë

D V

Janë sanksionuar 256 vizitës për vizitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More