Shkup, 28 dhjetor – Nëpunësit e policisë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar sot e kanë privuar nga liria F.M. (31), i dyshuar se gjatë ditës ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rëndë”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se vjedhjet janë kryer në në farmaci dhe në tre objekte shitjeje në rrugët “Orce Nikollov” dhe “Mitropolit Teodisij Gologanov” dhe në sheshin “Maqedonia”, prej të cilave njëra ka qenë në tentim. Ka marrë gjësende të ndryshme dhe para.
“Në bisedë zyrtare me nëpunësit e policisë ai i ka pranuar veprat. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja.