Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një shitës i amfetainës në Shkup

Shkup, 14 nëntor – Policia sot arrestoi një person sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur paketim më të madh të polietilenit  me drogë sintetike amfetaminë dhe marihuanë, si dhe një enë me drogë sintetike amfetaminë dhe një peshore me mbete të amfetaminës.

 

“Në koordinim të aksionit policor të nëpunësve të policisë të Departamentit për Polici Kriminale – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësia për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, pas urdhrit të siguruar paraprak nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, sot është kryer bastisje në rrugën “Lube Petroviq” te Zh.I. në Shkup”, kumtoi MPB-ja.

Zh.J. është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor Gazi Babë dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal. 

Related posts

Dy shtetas të Shqipërisë kapen me drogë në Maqedoni të Veriut

Redaksia

Përleshje fizike në mes të disa personave në Pejë – policia sjell detajet, thotë se njëri kishte edhe armë zjarri

D V

Rrëmbehet një person në lokalin e tij, e dërgojnë në pyll dhe e sulmojnë fizikisht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More