Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një plaçkitës nga Shkupi, zbardhen tri vepra penale

Shkup, 12 nëntor – Nëpunësit policorë dje e kanë arrestuar një qytetar të Shkupit i cili me dhunë kishte hyrë në një kopsht dhe kishte marrë gjësende të ndryshme, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

 

“Dje në Shkup, nëpunësit policorë të Stacionit policor Çair e kanë privuar nga liri D.K. (40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se paraprakisht me përdorimin e forcës ka hyrë në një kopsht në rr. “Rokomia” dhe ka marrë gjësende të ndryshme. Ai është dërguar në stacion policor dhe në bisedë me nëpunësit policorë e ka pranuar veprën, ndërsa i ka pranuar edhe dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një “vjedhje të rëndë në tentativë” në kopsht. Prej tij janë marrë gjësende të cilat vijnë nga veprat penale dhe do t’i kthehen pronarit”, theksojnë nga MPB.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tij do të shtrohet kallëzim përkatës.

Related posts

Policia jep detaje për vdekjen nga rryma të punëtorit të KEDS-it

D V

Vëllai sulmon motrën, burri gruan, e djali babain – pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

D V

Arrestohet një strugan me urdhër arrest për vuajtje të dënimit me burg prej 13 viteve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More