Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një person në Shtime, në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 150 km/h

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:25 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Adem Jashari ” në Shtime, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 150 km/h.

 

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e në Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Related posts

Nëna nga Gjakova në hall me djalin: E vodhi, pastaj e shiti televizorin e shtëpisë

Xh M

Kosovë: Nga java e ardhshme, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin cilën vaksinë duan të marrin

N E

Abbott nderon viktimat e Krushës së Madhe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More