Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga Policia për një tentim vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë”.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi i dyshuar:

– F. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat -Vrasje në tentativë ,

– Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe

– Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ku personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë. 

Related posts

Aksident në afërsi të Zhelinës, dyshohet për viktima

Z H

Një i ri nga Kumanova ka humbur jetën në aksident trafiku

Z H

Arrestohet 20 vjeçari, ua dha “xhipin” borxhlinjve në Shkup, policisë i tha se ia kan vjedhur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More