Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një person në Kamenicë për organizim të lojërave të fatit

Policia në raportin e saj 24 orësh bënë të ditur se është arrestuar një person kjo pasi në lokalin e tij po kryheshin veprimtari ilegale të lojërave të fatit. Pas inspektimit të inspektorëve komunal janë konfiskuar pajisje të cilat janë përdorur për bixhoz.

 

Sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Kamenicës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që në lokalin e tij po kryente veprimtarinë ilegale të lojërave të fatit. Në lokalin e të dyshuarit, nga inspektorët komunal janë konfiskuar pajisjet të cilat kanë shërbyer për këtë vepër. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor” thuhet në raport.

Related posts

Në rrugën Shkup – Gjevgjeli në një automobil janë gjetur tre emigrantë nga Kuba

Z H

Vrasje misterioze në Fushë Tophanë

Z H

Durrës, dy të arrestuar për vjedhje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More