Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve nga Shkupi

Në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi, pas tunelit “Javorica”, mbrëmë në ora 21:30, nëpunësit policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalimit kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria A.A.(42) nga Shkupi për shkak se me automjetin “Volksfagen Pasat”, me targa të Shkupit, ka transportuar dy emigrantë nga Siria.

 

Më herët në ora 20:15 në pikë pagesën Smokvicë, kumtuan sot nga MPB-ja, ai nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë, pas së cilës ka vazhduar me veturën në drejtim të kryqëzimit të Miravcit dhe menjëherë është kthyer në autostradë. Pas marrjes së masave, në orën 21:30 është ndalur dhe privuar nga liria dhe menjëherë te unaza Miravci janë gjetur edhe emigrantët.

Personi është dërguar në stacionin policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën e pranimit dhe tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Related posts

Janë shqiptuar 401 sanksione për vozitje të shpejtë

Z.H

Arrestohet një person nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg

Z.H

Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbim, fajde, blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More