Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet një grua 21 vjeçare për sulm ndaj vjehrrës

Tetovë, 12 tetor – Policia e Tetovës dje privoi nga liria një grua 21 vjeçare për shkak të sulmit  ndaj vjehrrës 57 vjeçare. Ngjarja ndodhi  dje rreth orës 12:30 minuta në shtëpinë e përbashkët familjare  në një fshat të Tetovës.

 

“Dje (11 tetor) në orën 15:40 minuta, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e privuan nga liria 21 vjeçaren S.D. nga një fshat i Tetovës, e cila  rreth orës 12:30 në shtëpinë familjare fizikisht e kishte sulmuar  vjehrrën 57 vjeçare. Sipas denoncimit, ajo në sulm ka përdorur një mjet të fortë dhe të mprehtë ndërsa  ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

E arrestuara është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për zbardhje dhe dokumentim të rastit, pas së cilës kundër saj do të vijojë padi adekuate.

Related posts

Menaxheri dhe DJ i këngëtares N.I, Drilon Furra nën hetim nga organet hetimore në lidhje drogën, mundësim prostitucioni dhe shpëlarjeje të parash!

R Zh

Për ngasje të shpejtë 411 gjoba në territorin e të gjithë vendit

Z H

Detaje rreth rastit të 8-vjeçarit nga Berati, të cilin dyshohet se e dhunoi daja i tij nga Prizreni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More