Shkup, 12 tetor – Nëpunës policor nga Zyra e jashtme për çështje kriminale në Sveti Nikollë, dje në ora 14:10 në rr. “Mlladinska” në Sveti Nikollë kanë privuar nga liria B.M. (18) nga Sveti Nikolla.
Siç njoftojnë nga MPB-ja ai është hasur duke i shitur marihuanë një personi nga Sveti Nikolla. Më vonë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër të gjykatësit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, shumë pilula ekstazë dhe para.
Personi u mbajt në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.