Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet në Mal të Zi, ‘mbreti’ koreano-jugor i kriptovalutave

Policia malazeze ndaloi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në Korenë e Jugut.

Është arrestuar shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me bazë në Singapor, ka pohuar ministri i Brendshëm, Filip Adziq.

Ai tha se pritet konfirmimi zyrtar i identitetit, raporton televizioni publik malazez.

“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara”, pohoi ministri.

Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Kujtojmë se më herët dyshohej se ai fshihej në Serbi.

Ai është një nga të arratisurit më të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Seulit.

Related posts

Junçaj: Nik Gjeloshaj është shembull i menaxhimit të shkëlqyer të Vetqeverisjes lokale

Xh M

Dridhet toka në Bosnjë dhe Hercegovinë

Xh M

Një fshat spanjoll theu një rekord të pazakontë, votoi në më pak se 30 sekonda

Xh M