Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet ndërsa po tentonte të grabiste një vilë shqiptari në Itali

Policia ka arrestuar në flagrancë në Atripalda një tridhjetë vjeçar shqiptar, i cili me maskë në fytyrë po kryente një vjedhje në një shtëpi lokale.

 

Sipas mediave vendase, në këtë rrethanë agjentët kanë mundur të bllokojnë të riun, i cili në tentativë për t’u arratisur ka gjuajtur me gur agjentët duke e goditur njërin. Në momentin e ndërhyrjes, dy kriminelë të tjerë janë zhdukur në fshatin përreth, duke i humbur gjurmët.

Në vend u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje në disponim, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë e viktimës. Shqiptari në pritje të konfirmimit të arrestit, është ndaluar në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë.

Related posts

Policia akordon 3 milion lekë për këdo që jep informacion për autorët e masakrës së Fushë-Krujës

Xh M

Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

D V

Enkelejd Alibeaj: Skemë kriminale me mbetjet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More