Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet maniaku në Shkodër, përndiqte katër vajza të mitura

Katër vajza të mitura, nxënëse të një shkolle 9-vjeçare në Shkodër janë përndjekur rregullisht për një periudhë tre-mujore nga një 35-vjeçar.

Makthi i tyre ka përfunduar, pasi i riu është vënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të premteje.

Sikur përndjekja të mos mjaftonte, ai u dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja ndaj të miturve”.

“Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja ndaj të miturve, shton policia. 

Related posts

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Pse duhet urgjentisht amnistia penale

Xh M

Partia Socialiste tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Xh M

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy