Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet kontrabandist, ka transportuar migrantë nga India

Kumanovë, 21 – Policia ka arrestuar kontrabandist, i cili ka kontrabanduar migrantë nga India, kumtoi sot SPB Kumanovë.

“Sot në ora 11:15 nëpunës policorë nga Sektori për krim tejkufitar, migracione dhe të huaj – Kumanovë pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri e kanë privuar nga liria H.H. (31) nga India, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “kontrabandim të migrantëve”, kumtoi SPB Kumanovë.

Rreth orës 01:30 në fshatin Reçicë, Kumanovë, janë gjetur dhjetë persona migrantë nga India, ndërsa pas bisedës së kryer zyrtare u konfirmua se H.H. ilegalisht i ka bartur migrantët nga Republika e Serbisë deri të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ai u dërgua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate. Personat migrantë janë dërguar në Qendrën për pranim dhe tranzit “Tabanoc”. 

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky