Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku

Aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt përfundoi me 7 të arrestuar, njëri prej tyre ish zyrtar i lartë i Ministrisë se Mjedisit dhe tjetri vazhdon të jetë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Mjedisit.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuar janë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

Gjithashtu merret vesh se ndaj tyre Prokuroria Themelore e Ferizaj ka lëshuar vendimin për ndalim te 48 orëve për ish sekretarin e Ministrisë së Mjedisit dhe për kryeinspektorin, Bedri Halimi.

Mësohet se këta janë të ndaluarit e parë lidhur me rastin e sotëm ku u bastisen 10 lokacione duke përfshirë edhe zyrat e ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientin.

Related posts

Situatë e qetë gjatë natës në veri

D V

Osmani dhe Begaj zotohen për bashkëpunim me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon

Xh M

Ballafaqimi i djeshëm në Bruksel, Kurti akuzohet se e pranoi Asociacionin dhe humbi njohjen e ndërsjellë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More