Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet hajduti nga Kumanova, e vjedhura i kthehet pronarit

Nëpunës policorë të SPB Kumanovë të shtunën e kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se me përdorimin e forcës ka hyrë në objektin tregtar në rr. “Done Bozhinov” në Kumanovë dhe ka vjedhur më shumë sende.

“Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse M.D. është arrestuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftoi sot MPB-ja.

Related posts

Sulmohet fizikisht 33-vjeçarja në Tetovë

Xh M

Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit

D V

Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

D V