Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet Alil Demiri në Kosovë, i akuzuar në rastin “Monstra”

Prishtinë, 24 gusht – Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.

Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së dhe Maqedonia është në kërkim të tij në lidhje me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.

Urdhri është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal.

Siç mësohet Demiri do të dalë para gjyqtarit kompetent.

Related posts

Vendimi për shpronësim të 45 parcelave përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Procesi do të vazhdojë me përpikmëri

Xh M

Drejtori Halili priti në takim përfaqësues të ETF dhe InovCluster nga Portugalia

Xh M

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët

Xh M