Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte

SPB Tetovë informon se mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 57-vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Related posts

Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro

D V

Aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Xh M

79-vjeçari ka sulmuar një polic në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky