Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 46 vjeçari nga Kumanova, në banesën e tij u gjet drogë

Kumanovë, 13 shtator – Policia arrestoi një person nga Kumanova në shtëpinë e të cilit është gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore dixhitale, njoftoi sot MPB.

“Dje në ora 14:00, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Seksioni për trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe armëve e kanë privuar nga liria I.M. (46) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore dixhitale”, njofton policia.

Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Related posts

Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro

D V

Aksident i rëndë në autostradën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Xh M

79-vjeçari ka sulmuar një polic në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky