Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 21 vjeçari nga Prilepi për përdhunimin e një të miture

MPB njofton se është arrestuar një 21-vjeçar nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar një të miture.

 

Prokuroria tashmë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të njëjtit.

“Më 13.09.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prilep, kanë arrestuar A.Sh.(21) nga një fshat i Prilepit. Ai dyshohet se ka përdhunuar një të mitur në hyrje të fshatit ku jeton.

Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

Related posts

Gjykata penale Shkup e konfirmoi dënimin prej 19 viteve për Angela Gjorgjievska në lëndën “Pino”

D V

Arrestohet një kriminel nga Gërçeci i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

D V

Gjendet pa shenja jete 39 vjeçari nga Nikushtaku

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More