Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 20 vjeçari nga Presheva, u kap me 28 migrantë

Shkup, 14 dhjetor – Në autostradën Gjevgjeli- Shkup, nëpunës policor të Stacionit të policisë Gjevgjeli e kanë privuar nga liria K.A (20) nga Presheva, Republika e Serbisë ku pas një kontrolli në një automjet ngarkues “fiat dukato” me targa të Serbisë të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 28 persona- emigrantë.

 

Siç ka njoftuar sot MPB-ja, nga emigrantët e gjetur 25 kanë qenë nga Kuba (20 të rritur dhe 5 të mitur) dhe tre nga India.

“Në orën 19.20 në autostradën në vendin e quajtur ‘Nova petla’ në afërsi të Gjevgjelisë ai nuk ka ndaluar gjatë dhënies shenjë nga nëpunës policor, ndërsa pasi është arrit ka lëshuar automjetin dhe ka tentuar të ikë, por është kapur dhe privuar nga liria”, theksohet në kumtesën e policisë.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa K.A është mbajtur në Stacionin e policisë në Gjevgjeli.

Në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit- Shkup pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët kallëzim adekuat.

Related posts

Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24-orë

D V

Arrestohet 34 vjeçari nga Kumanova për vuajtjen e dënimit me burg

Z H

Arrestohet marokeni 37-vjeçar pasi tentoi të kalonte nga Porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More