Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor, në Gllogjan të Deçanit në një sulm të armatosur ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

 

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj  në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se lidhur me këtë vrasje të trefishtë janë bërë arrestimet e para.

Të arrestuarit janë  një prind dhe dy djemtë e tij.

Deri më tani institucionet e hetuesisë nuk kishin dhënë detaje në lidhje me rastin, ndërsa presioni publik ka qenë i lartë për të zbardhur autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

Qeveria e Kosovës kishte ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Rreth dy javë më parë një vrasje e trefishtë që kishte ndodhur në Gllogjan ka tronditur opinionin.

Autobusi i nxënësve derisa ishte në lëvizje ishte qëlluar me armë automatike ku shoferi dhe dy nxënës ishin vrarë derisa kishte edhe të plagosur.

Related posts

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë përmend në OKB gratë e dhunuara në luftën e Kosovës: Ishin shënjestra të një fushate kriminale

D V

Escobar parlajmëron sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor

D V

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 30 raste pozitive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More