Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tre persona në Tetovë, kapen me drogë

Shkup, 18 Nëntor – Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona nga fshatrat e Tetovës, pasi gjatë kontrollit pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.

 

“Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë”.

“Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Related posts

Hoxha porosi Apasievit: Ju skeni të drejt të flisni për vlera evropiane

R Zh

A do kërkojë Besa përkrahjen e koalicionit ASH-AAA në Tetovë? Flet për Zhurnal Arjanit Hoxha!

Redaksia

LSDM: Mickoski i njejtë si Gruevski

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More