Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tre persona në rajonin e Dojranit, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria

Dojran, 14 shtator – Tek vendi i quajtur “Anishte”, afër udhëkryqit për në fshatin Furka të Dojranit, mbrëmë në ora 22:20, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Dojrani i Vjetër” i kanë privuar nga liria T.V.(38) nga Shkupi, L.A.(66) nga Radovishi dhe P.S.(45) nga Radovishi.

 

Gjatë kontrollit në automjetin “mazda” me targa të Strumicës, të drejtuar nga T.V. informuan sot nga MPB-ja janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria janë. Automjeti “Volksvagen polo” me targa të Radovishit, i cili drejtohej nga L.A dhe P.S., ka shërbyer si prijës.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa tre personat janë ndaluar në Stacionin policor Gjevgjeli.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim përkatës.

Related posts

Arrestohet 37-vjeçari i dënuar për vrasje

D V

Një shtëpi dhe një depo janë djegur në dy lokacione të veçanta në Kumanovë

Z.H

Zbulohen dy laboratorë ilegal për prodhimin e marihuanës në Shkup, arrestohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More