Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tre kriminelë nga Dojrani, gjatë bastisjes është gjetur marihuanë

Shkup, 26 nëntor – Nëpunësit policor nga RPB Gjevgjeli-Reparti policor Dojran i Ri dje në orën 06:10 dhe 08:10 në Dojran të Vjetër dhe të Ri, i privuan nga liria D.R.(43) dhe E.I.(27), të dy nga Dojrani i Vjetër dhe T.A.(56) nga Dojrani i Ri.

 

Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre, të kryera me urdhër gjyqësor, kumtuan sot nga MPB, janë gjetur dhe marrë drogë dhe gjëra tjera nga veprat penale.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe marrë marihuanë, gjëra me mbetje nga materia në formë të pluhurit, para dhe gjëra tjera nga vepra penale “grabitje e rëndë” dhe “grabitje” të kryera në rajonin e Komunës së Dojranit.

“Në shtëpinë e E.I. janë gjetur dhe marrë marihuanë, para dhe gjëra tjera nga vepra të kryera penale “grabitje e rëndë” dhe “grabitje” të kryera në rajonin e Komunës së Dojranit, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e T.A. është gjetur marihuanë dhe fidane të bimës kanabis”, citohet në kumtesë.

Ata janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të ngriten padi adekuate.

Related posts

Vdekja e 4 turistëve rusë regjistrohet si vrasje

D V

Aksident i rëndë në Haraçinë, humb jetën një person

Redaksia

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More