Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tre kontrabandues nga Pakistani, gjenden 19 emigrantë

Shkup, 10 shkurt – Në rrethinën e fshatit Stojakov, dje në ora 01:40 nëpunësit policor nga Stacioni Policor për vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kanë gjetur 19 persona – emigrantë, prej të cilëve 16 nga India dhe tre nga Pakistani.

“Pas ndërmarrjes së masave është konfirmuar se personat M.O (31), A.A (21) dhe M.A (22) të gjithë nga Pakistani, janë prezantuar rrejshëm se janë nga India, ndërsa në të vërtet kanë qenë udhëheqës të grupit pasiqë e kanë pranuar se kanë për qëllim ta dërgojnë në Republikën e Greqisë”, informoi sot MPB-ja.

Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të së cilit të tre personat janë privuar nga liria dhe arrestuar në Stacionin e Policisë në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të dorëzohet lajmërim sipas nenit 418 nga Kodi Penal, ndërsa gjatë ditës do të nxjeren para gjykatës në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1.

Ndërsa, 16 persona emigrantë janë vendosur në Qendrën transite pranuese “Vinojug” për procedurë të mëtutjeshme

Related posts

Katër sera me kanabis në Berat, vihen në pranga gjashtë persona të përfshirë, tre të tjerë në kërkim

D V

Aksident në rrugën Radovish-Shtip, lëndohet një person

D V

Aksident në Shkup, lëndohet një 22-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky