Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen tetë pjesëtarë të policisë së Serbisë, dyshohet se kanë kërkuar dhe marrë mito në pikëkalimin kufitar në Merdarë

Pjesëtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sektori për kontroll të brendshëm me urdhër të gjykatës si Nishit për luftimit e korrupsionit, kanë arrestuar tetë zyrtarë policorë të stacionit të policisë në Kurshumli dhe një zyrtar policor të pensionuar, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të mitmarrjes.

Të arrestuarit janë B.S. (1970), Z.S. (1968), S.B. (1968), I.M. (1973), N.P. (1968), G.A. (1968), D.P. (1973), D.F. (1969) dhe zyrtari policor i pensionuar G.Q. (1965), thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ata dyshohen se gjatë periudhës shtator 2019 deri në tetor të 2020 në pikëkalimin kufitare në Merdarë, kanë kërkuar dhe marrë para nga qytetarët që të mos i nënshtrohen kontrolleve, e që sipas ligjeve obligohen që patjetër ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë mënyrë ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme disa mijëra euro. Të dyshuarve u është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.

Related posts

Të paktën 118 të burgosur u arratisën në Nigeri pasi përmbytjet dëmtuan burgun

Xh M

Macron: Ka rrezik që Evropa jonë mund të vdesë, s’jemi të pajisur për ballafaqim me rreziqet

Xh M

Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky