Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen për vjedhje një 21 vjeçar nga Hasanbegu dhe një 16 vjeçar nga Shkupi

Dy djem të ri, mes tyre një i mitur 16 vjeçar janë arrestuar sot nga Policia Intervenuese, pasi me kërcënim kishin kryer vjedhje të qarkullimit ditor të një shitoreje, ndërsa më pas me automjetin e kompanisë janë larguar vendi i ngjarjes. Të dy të rinjtë janë ndaluar në stacion, ndërsa siç thonë nga MPB, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (09.01.2023) në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë privuar nga liria A.G(21) nga fshati Hasanbeg, Shkup dhe një 16-vjeçar nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 10:10 para një shitore në rrugën “Zheglane” kanë kryer grabitje nga automjeti ‘Peugeot Boxer’, në pronësi të një kompanie. Përkatësisht, ata me kërcënim nga distributori A.Sh (39) nga Shkupi i kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor para objektit, me çka janë larguar me veturën ‘Peugeot Boxer’ dhe në fshatin Stajkovc kanë transferuar një pjesë të produkteve në një automjet tjetër, por shpejt janë kapur dhe ndaluar”, thuhet në raportin e MPB-së.

Related posts

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

D V

Arrestohen katër hajdutë, me veturën e vjedhur “Yugo” kishin kryer vjedhje të rënda

Xh M

Babai kanos me thikë vajzën adoleshente në Lushnjë, arrestohet nga policia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy