Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Malishevë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht.
Siç njofton policia, ata kanë pasur mosmarrëveshje rreth shitjes se një veture, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët si pasojë e një mosmarrëveshje rreth shitjes së një veture, janë përleshur fizikisht mes veti. Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.