Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen katër persona në Gjakovë, Policia gjen substanca narkotike në shtëpitë e tyre

Prokuroria në Gjakovë ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe kanë konfiskuar mbi 5 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ”Marihuanë”.

 

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka në realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të  dyshuarve E.I, J.I, E.I., dhe Rr. Sh., në fshatin Stubëll, Komuna e Gjakovës, me dyshimin se në shtëpitë e tyre gjenden substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Siç njoftohet, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë,

Një (1) pushkë gjuetie

Pesë (5) fishekë

Një (1) granatë dore

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Related posts

Janë dënuar 112 shoferë dje në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Z H

Po kultivonte kanabis në shtëpinë e tij, prishtinasi lajmërohet vetë në polici

D V

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Lipjan, dëshmitarët thonë se fëmijët e viktimës dhe dorasit ishin shkak i mosmarrëveshjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More