Shkup, 14 korrik – Policia i arrestoi katër persona të cilët kanë hedhur me gurë dhe gjësende të forta drejt objektit të Kuvendit gjatë protestës së sotme para Kuvendit kundër propozimit francez.
Protesta filloi në mesditë, ndërsa tani para Kuvendit janë një grup më i vogël i qytetarëve, por ka forca të shtuara policore.
Në protestë pjesëmarrësit u paraqitën me transparentë “Maqedonasit akoma luftojnë për të drejtën e tyre”, “E duam të lirë, nuk duam protektorate”, “Ndal bullgarizimit”, ndërsa një pjesë e tyre pakënaqësinë e shprehën përmes fishkëllimave dhe hedhjes me vezë, gurë dhe gjësende të forta drejt Kuvendit.