Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen dy persona të gjinisë femërore në Gostivar, për shkak të dyshimit se kanë kryer më shumë mashtrime

Shkup, 21 mars – Nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia e punëve të brendshme Gostivar, dje rreth orës 14:15 minuta i kanë privuar nga liria A.A. (41) dhe F.B. (26) nga f. Sërbinovë-Gostivar.

“Tetovarja, e cila në Gostivar ka qëndruar te F.B., dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit në rajonin e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit ka kryer mbi pesë mashtrime, duke iu premtuar personave të mashtruar se do t’u sigurojë viza punë për Gjermani, dhe me këtë rast ka kërkuar dhe ka marrë një kompensim të caktuar në të holla”, njofton MPB-ja.

Të dy personat janë në mbajtje në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 247 të Kodit penal.

Related posts

Vetura përplas dy vajza të reja në Kumanovë

Xh M

Tirana mbushet me eskorta të huaja, kaq euro kërkojnë për kryerjen e shërbimeve

Redaksia

I moshuari gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

Xh M