Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestime në Brezë dhe në Shkup për falsifikim të dokumenteve

Shkup, 29 dhjetor – Nëpunësit policorë nga Stacioni policor Gazi Babë dje i privuan nga liria S.J. (35) nga fshati Brezë dhe B.H. (42) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”, kumtoi MPB-ja.

“Njëherit, sipas denoncimit, në ora 15.30 minuta nga një anëtar i komisionit për dhënien e provimit për patentë shoferi në zonën e Gazi Babës, gjatë kontrollit të letërnjoftimit të paraqitur nga një kandidat për dhënien e provimit për patentë shoferi, është konfirmuar se ishte i falsifikuar, gjegjësisht ishte në emër të A.J., me të dhëna nga S.J., ndërsa fotografia ishte e B.H.”, imformojnë nga MPB-ja.

“Gjatë kryerjes së bisedës zyrtare, njëri nga të dyshuarit deklaroi se letërnjoftimin e falsifikuar e kishte përpunuar një person nga zona e Bit Pazarit për një shumë prej 100 eurove. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB-ja.

Related posts

Zbulohet 381 rrënjë kanabisi në Gjevgjeli, arrestohen katër persona

D V

Si në filma: Shtetasi amerikan i rrahë me grushte fytyrës tre policë në Kisella Vodë

Z.H

Zjarr në Merdare, policia jep detaje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More