Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen dy persona në Gjirokastër, drejtonin mjetin pa patentë

Policia e Gjirokastrës ka vënë nën pranga një 23-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur dhe dëmtuar një tjetër automjet.

 

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Libohovë, pasi në vendin e quajtur “Qëndër” në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi, ka goditur dhe dëmtuar një automjet”, njofton policia.

Po ashtu, janë referuar materialet në prokurori për një 51-vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip Yamaha, pa targa dhe leje drejtimin ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë shoferi i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në hyrjen e fshatit Jorgucat, duke drejtuar motomjetin tip Yamaha, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Basha përshëndet emërimin Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës

N E

Tirana pret në 11-12 tetor konferencën e 8-të të Mediave në Europën Juglindore, merr pjesë Rama dhe ambasadori i OSBE

D V

Mesazhi i Macron për Shqipërinë: Ju mbështesim për në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More