Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen dy kumanovarë, u kapën në vendngjarje duke kryer grabitje në një shtëpi

Kumanovë, 22 shtator – Mbrëmë rreth orës 23:10 zyrtarët policorë kanë arrestuar 41 vjeçarin I.V dhe 34 vjeçarin M.D të dy nga Kumanova, informon Zhurnal.

 

Ata janë kapur në vendngjarje duke kryer grabitje në shtëpinë e I.P (62) në Konjare të Poshtme të Kumanovës. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit ndërsa dy hajdutët janë dërguar në stacion policor.

Kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

Related posts

Të shtëna dhe arrestime në qendër të Prilepit

Xh M

Bastisje në Pehçevë, është gjetur drogë dhe mjete piroteknike

Z.H

PTHP Kumanovë ka ngritur padi për nxitje të vrasjes së tre personave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More