Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen disa kosovarë kontrabandues të emigrantëve

Pesë persona nga Kosova janë arrestuar mbrëmë në orën 21:50 tek zona industriale në Vallandovë nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni policor për kontroll kufitar Star Dojran, pasi me tre automjete kanë transportuar emigrantë.

 

Siç informoi sot MPB-ja, policia ka privuar nga liria V.R (22), A.D (24), G.A (23), F.G (23), dhe L.R (20), të gjithë nga Kosova për shkak se me tre vetura të udhëtarëve “Folksvagen golf” me targa të Kosovës kanë transportuar 10 emigrantë nga Afganistani, nga të cilët pesë burra, dy gra dhe tre të mitur.

“Rreth orës 21:30 në rrugën e vjetër Stojakovë – Bogdanci, nëpunës policorë kanë vërejtur se në veturat e drejtuara nga A.D. dhe G.A hyjnë emigrantë, ndërsa në automjetin e drejtuar nga V.R, udhëtarë kanë qenë F.G. dhe L.R. Ata nuk janë ndaluar pasi është sinjalizuar dhe shpejtë kanë ngarkuar emigrantë nga automjetet, por pas ndërmarrjes së masave automjetet janë ndaluar dhe emigrantët janë gjetur”, sqarojnë nga MPB-ja.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit për hetim të mëtutjeshëm. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të iniciohet parashtresë adekutate.

Related posts

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

D V

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – në Prizren gruaja dhe burri dërgohen në siptal pasi ishin rrahur mes vete

D V

Në Shkup është sekuestruar heroinë në vlerë prej 200.000 euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More