Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen disa kontrabandues, janë gjetur 16 emigrantë nga India

Në autostradën Shkup-Gevgjeli, në pikën pagesore “Smokvica”, mbrëmë në ora 20:30, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalime kufitare Bogorodicë i privuan nga liria B.Z. (27) nga Shkupi dhe P.K.(22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Gjatë kontrollit në “Volksvagen kedi” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.Z dhe pasagjer ishte P.K., informuan nga MPB-ja, janë gjetur 16 emigrantë nga India, mes të cilëve një grua.

Mërgimtarët janë dërguar në qendrën e pranimit dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik kompetent. Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Related posts

Arrestohet një kriminal i kërkuar me fletarrest

D V

Arrestohen dy persona në rajonin e Tetovës, kanë marrë para nga kazinoja

D V

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, i gjenden në automjet gjashtë shtetas të huaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky