Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohen 17 persona për drogë, mes tyre edhe shtetas të Kosovës e Serbisë

Shkup, 8 dhjetor – Mbrëmë në periudhën prej ora 22:30 deri më 02:50 në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, policët kanë arrestuar 15 persona dhe atë: Gj.B (24) nga Serbia, L.K (18) nga Shkupi, V.A (38) nga Gjevgjelia, M.GJ(20) nga Manastiri, B.N (22) nga Shën Nikolla, V.H (23) nga Shkupi, D.T (23) nga Kosova, A.S (25) nga Shkupi, L.V (30) nga Kosova, Gj.D (18) nga Velesi, K.M(23) nga Shtipi, M.N(18) nga Shtipi, S.T(25) nga Shkupi, B.S(20) nga Shkupi dhe L.J(20) nga Shkupi, informon Zhurnal.

 

Tek të gjithë është gjetur marihuanë, materije pluhur i bardhë dhe disa lloje të tabletave dhe pakove me materje të fortë.

Mbrëmë gjithashtu në ora 21:30 në parkingun e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, janë arrestuar edhe L.K(20) nga Kosova dhe N.B (25) nga Kumanova. Edhe tek ta është gjetur marihuanë. Të gjithë 17 personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.//Zhurnal.mk

Related posts

Apostol Simovski: Jemi duke punuar në gjetjen e defekteve në sistemin e regjistrimit

N E

Në Shkup janë sanksionuar 145 shoferë, 77 për tejkalim të shpejtësisë

N E

KSHZ-ja deri nesër duhet t’i marrë listat e vërtetuara të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More