Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestimi i diplomatit, thuhet të jetë familjarë i Mijallkovit

Shkup, 3 shtator – Diplomati i Maqedonisë së Veriut në Misionin e OSBE-së në Vjenë, Mile Milenkoski është në lidhje familjarë me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, shkruan Sloboden Peçat.

 

Sipas gazetës, rasti për të cilin Milenkoski është arrestuar në Serbi, ndërsa i kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake, ka në prapavijë shërbimet e sigurisë për shkak se bëhet fjalë për transport të dyshuar të një funksionari të lartë armen, i cili me ndihmën e Milenkoski dhe dy diplomat të tjerë nga Maqedonia është nxjerrë nga Armenia, me avion privat, të cilin treshja nga Maqedonia e Veriut e ka siguruar nga lidhjet e tyre.

Shtetasi i Armenisë në vendin e tij ka qënë i dyshuar për keqpërdorime milionëshe.
MPJ ka thënë se një punonjës në Ministri, që për momentin është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë, më 27 Gusht është arrestuar në Republikën e Serbisë.

“MPJ-ja e Serbisë zyrtarisht ka njoftuar Ambasadën e RMV-së në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka përcaktuar paraburgimin e ekstradimit në bazë të një fletarresti ndërkombëtar për vepër që ngarkohet se e ka bërë gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, njoftojnë nga MPJ-ja.

Related posts

Shtabi ndër-komunal i krizës dha rekomandime për rajonin e Gostivarit

Z.H

Edhe LSDM vjen me thirrje për deputetët e VMRO-DPMNE-së që mos ta dëgjojnë Mickoskin

Z.H

Lazim Destani me mesazh për rininë shqiptare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More