Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestimet në operacionin”Subvencioni 2021″, Peci: Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog keqpërdorimeve në institucione s’ka alternativë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka përshëndetur aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës për rastin “Subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona.

 

Peci ka shkruar në Facebook se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka shkruar ai.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin “Subvencioni 2021” në disa lokacione të ndryshme të Kosovës.

Nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK.

Related posts

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut: Nuk janë fajtorë vetëm shqiptarët për përhapjen e coronavirusit në Zvicër

Redaksia

4800 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Z H

Rama i thotë Vitisë: Sot e prita edhe Kurtin me ju, mendova se vjen t’ju shoqërojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More