Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestimet e djeshme/ 30 ditë paraburgim për tetë të dyshuar, për njërin vetëm tetë ditë

Shkup, 22 dhjetor – Duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, para gjykatësit të procedurës paraprake dje ishin arrestuar nëntë persona të dyshuar, një pjesë për veprën penale kontrabandim, ndërsa një pjesë për prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore.

 

“Pas prononcimit të prokurorit kompetent publik dhe të dyshuarve në praninë e mbrojtësve të tyre në lidhje me propozimin, gjykatësi i procedurës paraprake solli vendime me të cilat e pranoi propozimin dhe tetë prej të dyshuarve u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve, ndërsa njërit të dyshuar i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve duke e marrë parasysh se kundër të njejtit është dorëzuar propozim në procedurë të shkurtuar”, kumtuan mbrëmë nga Gjykata Themelore Penale – Shkup.

Siaps vendimeve për përcaktim të masës së paraburgimit, citohet në kumtesë, gjykata konsideroi se janë plotësuar kushtet e nenit. 165 fq. 1t 1. 2. dhe 3. të LPP gjegjësisht te të dyshuarit ekziston rrezik nga arratisja, mundësi të ndikojnë ndaj dëshmitarëve ose ta pengojnë hetimin dhe rrezik ta përsërisin veprën.

Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë të ankesës para Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale – Shkup.

Related posts

Pendarovski: Themelet e shtetit janë antifashiste, para nesh është një detyrë që t’i ruajmë lirinë dhe vlerat demokratike

D V

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga kryeministri të futen kërkesat e tyre në programin qeveritar

Z H

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More