Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestime që godasin ish presidentë, deputetë… Paralajmërimi i ri amerikan

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla për operacionin e suksesshëm në bastisjet në Shtërpcë, Ferizaj dhe në Prishtinë, që u mbyll me 10 të arrestuar, reagoi kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, duke e vlerësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të institucionit të pavarur të prokurorisë, dhe duke e parë si pengesë në kryerjen e detyrave zyrtare, thonë mediat në Prishtinë.

 

Ato theksojnë se reagimi i kryeprokurorit u pasua me një deklaratë të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi se pa punën e Ministrisë së Brendshme, prokuroria do të kishte vazhduar heshtjen.

“Pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë duke nisur nga ish-presidentë, ish-kryeministra e ish-ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan vila në Brezovicë?”, u shpreh ajo.

Shtypi vendas citon burime të pohojnë se hetimet e do të vazhdojnë, e në shënjester të tyre pritet të jenë edhe: ish-drejtorë të policisë, ish-deputetë e deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra e madje dhe ish-presidentët që ndërtuan vila pa leje apo këtë e bën me ‘dhurata’ apo “promovime”.

Sipas një njoftimi të SHBA-së, amerikanët tashmë kanë përgatitur një plan të ri veprimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit apo trafikimit në rajonin e Ballkanit.

Për këtë qëllim, një Këshilltar i Përhershëm Ligjor do të caktohet në Ambasadën Amerikane në Zagreb dhe do të punojë në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Related posts

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Kosovë

N E

Mustafa thotë se Qeveria Kurti e ktheu vendin në vitin 2000

Z H

Drejtori i Policisë së Kosovës dha garanci të qartë për mbajtjen e Kadri Veselit në arrest shtëpiak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More