Agjencia Zhurnal.mk.

Arreshtohen 10 persona për drogë në Shkup dhe Tetovë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 10 persona për drogë, prej të cilëve nëntë persona janë nga Shkupi dhe një nga Tetova.

 

Në Aerodrom të Shkupit, zyrtarët policorë dje kanë arrestuar për drogë dy persona edhe atë D.M (20) dhe A.P (23), të dy nga Shkupi.

Po ashtu, siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 21:30 në pjesën qendrore të Shkupit, për drogë është privuar nga liria M.I (25) nga Shkupi, ndërsa në Karposh kanë arrestuar S.S (27) nga Shkupi.

Pesë persona, prej të cilëve një i mitur janë arrestuar në Gazi Babë për drogë dhe në Tetovë në ora 21:45 në rrugën :109″ është arrestuar 30 vjeçari I.B për posedim të marihuanës.

Sipas policisë, pas dokumentimit të rastit ndaj të gjithëve do të parashtrohet kallëzim penal për drogë.

Related posts

Kumanovë/ Arrestohet 39 vjeçari nga Gjevgjelia, u kap me 53 emigrantë

Z.H

Gjashtë raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmuan gruan, vëllai vëllanë e djali nënën

D V

Arrestohen dy shkupjanë të kërkuar me fletarrest, policia u gjeti drogë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More