“YLLI I JAVËS” për xhiron e tetë në Superligë është shpallur futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi.
Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti Drenicën
Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në elitën e futbollit kosovar.
Çmimin “Ylli i javës” për mbrojtësin e dorëzoi Arianit Jahaj, specialist i sistemeve të pagesave në BKT.