Agjencia Zhurnal.mk.

Armend Thaqi flet para derbit me Dritën: Duam fitore dhe pozitën e parë në tabelë

 

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me derbi në elitën e futbollit kosovar, ku vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0.

Armend Thaqi, mbrojtësi i Ballkanit, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Dritës, pasi që skuadra e Ardian Nuhiut, ka treguar paraqitje pozitive në xhirot e fundit.

Është një ndeshje e vështirë ndaj rivalit direkt dhe një ndeshje derbi. Do të jetë e vështirë sepse Drita ka treguar shumë ndeshje të mira, por pas atij rezultati zhgënjyes javën e kaluar duhet ta fitojmë ndeshjen për të rikthyer qetësinë dhe pozitën e parë“, tha fillimisht Thaqi.

Më pas, ai tha se janë të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit, por se do të luftojnë për fitore deri në fund të ndeshjes.

Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, por ne do të luftojmë për fitore deri në fund të ndeshjeve“, përfundoi ai.

Ndeshja zhvillohet nesër në ora 13:00.

Related posts

Rritet lista e honorarëve të Besmira Ejupit

Xh M

Kuvendi, shumë shpenzime për pak punë

Redaksia

Sela, Taravari dhe Ilire Dauti në Prishtinë, takohen e kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi (FOTO)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More