Agjencia Zhurnal.mk.

Armend Dallku tregon se në cilat ndeshje Dukagjini është dashur të fitojë më shumë pikë

‘Hithat’ edhe pse ishin me një lojtar më pak, arritën të fitojnë ndeshjen me golat e Ahmed Januzit dhe Henry Chibueze, duke e bërë të pavlefshëm golin e Almir Ajzerajt.

Dukagjini më herët kishte marr tri barazime dhe tri humbje, por nga njohësit e futbollit ishte cilësuar si skuadra më pafat në këtë fillim kampionati, pasi rastet dhe loja e mirë nuk kishte munguar.

Klubi këtë sezon ka ofruar lojtarë të njohur si Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Jean Carioca, Bujar Shabani, Ardin Dallku e Kenan Haxhihamza, dhe pritet të ketë fjalën e saj në këtë elitë.

‘Timoneri’ Armend Dallku në një intervistë për Telegrafin, ka folur për të rejat në klub, ecurinë e vështirë, fitoren e parë, sistemin VAR dhe shumëçka tjetër.

Fillimisht ai u ndal te javët e para dhe rezultatet e jofavorshme që e kapluan Dukagjinin, por duke besuar që puna e bërë do të shpërblehet.

Dallku beson që skuadra e tij do të duhej të kishte pikë më shumë, në bazë të ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa veçon ato ku Dukagjini luajti vërtetë mirë.

“Po kemi merituar më shumë pikë në ndeshje me Feronikelin (1-0), Prishtinën (2-1), Ulpianën (0-0), fut këtu edhe Gjilanin (0-0). Besoj që në këto ndeshje kemi merituar më shumë sepse i kemi dominuar kundërshtarët. Me Feronikelin minimumi barazim, me Prishtinën po ashtu, me Ulpianën kemi merituar fitore, ndërsa me Gjilanin thuajse ndeshja ka qenë e barabartë, por ne kemi pasur disa raste thuajse 100 për qind”, ka thënë Dallku për Telegrafin.

Dukagjini luan si mysafir i Llapit të dielën.

Related posts

Ngrohtorja Shkup-Veri nuk furnizon përdoruesit, kopshtet dhe shkollat pa ngrohje qendrore

Xh M

Aksident afër Strazhës, komunikacioni është bllokuar tërësisht

Z.H

Nuza me shokë shkëlqejnë në sfidën e Conference League në Sllovaki

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More