Agjencia Zhurnal.mk.

Arkivat shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë do të bashkëpunojnë në katër vitet e ardhshme

Shkup, 21 tetor – Drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski, dhe drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Italisë, Ana Maria Buxi, në Romë nënshkruan Marrëveshje katërvjeçare për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve.

 

Me Marrëveshjen, e cila bazohet mbi Kodin etik ndërkombëtar të arkivistëve, të miratuar në Pekin në vitin 1996 nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, është përfshirë përparimi i bashkëpunimit shkencoro-historik dhe profesional, realizimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i ekspertëve, si dhe përparimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërkombëtar në fushën e studimeve arkivore.

Siç bëri të ditur Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut para nënshkrimit të Marrëveshjes, drejtorët e të dyja arkivave, shkëmbyen mendime dhe përvoja për funksionim e tyre në kushte bashkëkohore tekniko-teknologjike dhe për problemet aktuale me të cilat po përballet veprimtaria arkivore.

“Marrëveshja për bashkëpunim mes dy arkivave, që zyrtarisht e nënshkruan në Romë, paraqet një bazë të re solide për kontaktet e suksesshme me kolegët italianë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Ai, njëkohësisht, është një pjesë e rëndësishme është edhe në përputhje me të ashtuquajturën Programi i pestë për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës mes dy vendeve deri në vitin 2024”, deklaroi pas takimit drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski, i cili pati edhe takim dhe bisedë të ndarë edhe me drejtoreshën e Arkivit Shtetëror të Romës, Maria Beatriçe Benedeto.

Me të konkretisht u bisedua për shkëmbimin e fundit të studentëve dhe ekspertëve mes dy arkivave, që do të realizohej edhe në kuadër të bashkëpunimit të vendosur mes ministrive të kulturës të të dyja vendeve. Në takimet dhe bisedimet mori pjesë edhe u.d. ambasadori ynë në Republikën e Itali, Zvonimir Popoviqi.

Related posts

Carovska: Skriningun e nxënësve e koordinon Ministria e Shëndetësisë, opinioni do të informohet me kohë

D V

Iniciativa e Federatës botërore të bursave “Të alarmojmë për edukim financiar”

D V

Sondazhi i Rejting: Shilegov me 8.7% përparësi ndaj Arsovskës në raundin e parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More