Agjencia Zhurnal.mk.

Arjanit Hoxha mbledh Kuvendin Qendror, a bëhet PDE pjesë e Qeverisë!?

Shkup, 21 tetor – Partia Demokratike Evropian sot ka mbajtur mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të partisë. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vetë kreu i kësaj partie Arjanit Hoxha.

“Takimi i parë i Këshillit Qendror të Partisë Demokratike Evropiane!
Në këtë mbledhje diskutuam për metodologjinë e zgjedhjes së kordinatorëve të Këshillave Komunale si dhe antarëve të Këshillit kordinues si organ i përkohshëm që do shërben për organizimin strukturor të partisë” ka shkruar Hoxha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook.

Nga burime brenda PDE portali monitor.mk mëson se në mbledhje ështe diskutuar edhe mundësinë që PDE të bëhet pjesë e Qeverisë dhe në zgjedhjet e ardhëshme të garon në lista të përbashkëta me partitë që do formojnë Frontin Evropian.
Sipas po të njejtave burime mësohet se PDE pritet të merr disa drejtori të rëndësishme dhe pozicion në ekzekutiv.

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M