Agjencia Zhurnal.mk.

Arjanit Hoxha: Ali Ahmeti duhet të bëhet gati për në opozitë

Shkup, 5 nëntor – Në pres konferencën e sotme sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali AHmei, i cili tha se Hoxha ka bë deklarata emocionale.

 

“Të shohim, sidoqoftë në politikë duhet të ketë edhe parime. Ahmeti ndoshta është mësuar deri tani me tjerë poltikanë, të bëjë përçarje, por kësaj radhe është ndryshe. Është koha që Ahmeti të bëhet gati për në opozitë”, ka deklaruar Hoxha.

Paraprakisht ai ka njoftuar se Lëvizja Besa sot dhe nesër në rganet partiake do të shqyrtojë veprimin e vet pas vendimit të KSHZ-së për të përsëritur votimet në një vendvotim në Zhelinë, por theksoi se sido që të vendosë partia, ai nuk do të jetë më ministër në një qeveri me BDI-në.

Related posts

Hiqet ndalesë për kamionët në komunikacion në Pletvar

D V

Rreth 15 mijë raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

D V

Në Vranje në vitin 2021 janë vaksinuar gjithsej 26.689 shtetas të Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More