Agjencia Zhurnal.mk.

Arjani ironizon keq Alvisën dhe Bashkimin: Për avionat keni pyetur, u ka rënë çmimi?

Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i “Për’puthen 3” dhe mbështeten nga një pjesë e madhe e audiencës, por mesa duket nuk ka gjë që t’ja kthejë mendjen Arjanit i cili haptaz është kundra çiftit dhe nuk u beson aspak.

Duke folur për takimin e tyre, i cili u dha sot, Arjani u thotë atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.

Bashkimi tha se ironinë e Arjanit nuk e pret si profesionist që është.

Bashkimi: Nuk e kam problem nëse nuk më ecën lidhja me Alvisën, 1 javë, 1 muaj, se nuk forcohet asnjë lidhje (në këtë interval), por ironia e Arjanit edhe nënqeshja që ka edhe tani është diçka që nuk e pres nga një profesionist.

Arjani: A po bën analizën mbi mua?

Bashkimi: Ne mund të bëjmë dhe opinion mbi opninonin tënd.

Arjani: Për avionat ke pyetur, ka rënë çmimi në bursë, si janë aksionet e avionave?

Alvisa:E di ti Arjan, se ti shkon me avion nëpër Turqi me shokun tënd. (Hyseni)

Arjani: Jo, jo nuk kam ikur unë. Avionat i do ti.

Kujtojmë se në TikTok, Instagram, YouTube e portale ka qarkulluar një inçizim i Alvisës ku ajo i kërkon Hysenit avion.

Related posts

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski tashmë po kalojnë shumë kohë së bashku mes pretendimeve se kanë nisur një lidhje

Lea Muslija

Era Istrefi dhe Don Xhoni bëhen bashkë për një bashkëpunim, publikojnë pamje nga klipi

Lea Muslija

Fisnik Syla konfirmon lidhjen e re të dashurisë, pas ndarjes nga Fjolla Morina

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More